Deputeti i PS kundër listave të hapura ku zgjidhet vetëm një kandidat: Parlamenti kapet nga llumi, edepsëzët dhe korrupsioni

Shqipëria

Deputeti i PS kundër listave të hapura ku zgjidhet vetëm një kandidat: Parlamenti kapet nga llumi, edepsëzët dhe korrupsioni

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 18:30
Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialist Petro Koçi është shprehur kundër listave të hapura ku zgjidhet vetëm një kandidat.

Në një reagim të bërë në Facebook, Koçi deklaron se mënyrë është rruga e kapjes së sistemit, partive dhe parlamentit nga llumi, paraja dhe korrupsioni.

“Lista e hapur në një sistem proporcional rajonal dhe jo kombëtar, me paracaktimin që zgjedhësi voton vetëm një kandidat dhe jo disa alternativa kandidaturash si në Kosovë, është në fakt rruga e hapur e kapjes së sistemit, partive dhe parlamentit nga llumi, paraja, edepsezët dhe korrupsioni”, shprehet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat