Blushi: Veliaj vijon të vjedhë nga qelia. Rama nuk rriti pensionet, sepse ai i rriti pagën vetes dhe ministrave 70-90%

Shqipëria

Blushi: Veliaj vijon të vjedhë nga qelia. Rama nuk rriti pensionet, sepse ai i rriti pagën vetes dhe ministrave 70-90%

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:06
Pamje nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me anëtarët e partisë në njësinë 4 në Tiranë.

I shoqëruar edhe nga zv/presidentja Erisa Xhixho, Blushi u shpreh në këtë takim se, Erion Veliaj vazhdon të vjedhë edhe nga qelia. Sipas tij, Edi Rama nuk ka rritur pensionet e shqiptarëve, sepse ka rritur pagën e vetes së tij dhe ministrave të qeverisë.

Fjala e Tedi Blushit: Është kënaqësi e veçantë të jemi në Njësinë Nr.4, që jam i bindur se më 11 Maj do t’i japë një notë ngelëse Narkoregjimit.

12 vite në pushtet ‘Rilindja’ e shndërroi Tiranën ndër kryeqytetet më të shtrenjta të kontinentit, duke u rritur koston e jetesës qytetarëve të saj, që janë më të varfrit e Europës, aq sa për të blerë një apartament në periferi, një çifti të ri i duhen 60- 70 vite punë, ku dhe vit pas viti Bashkia ka rritur taksat ndërkohë që ka ulur në minimum ndihmën ekonomike, si dhe mbështetjen për familjet në nevojë, për personat me aftësi të kufizuar, për gratë e papuna dhe për të rinjtë.

12 vite pasi Edi Rama erdhi në pushtet, shqiptarët janë më të varfër se në vitin 2013 dhe ndërkohë ai vetë pi çdo ditë të paktën një shishe verë prej 33 mijë eurosh, e barbartë me 14 vite pension minimal.

Besoj e keni lexuar të gjithë luksin e shfrenuar, 1 milionë euro vetëm blerje online, pa llogaritur më pas shpenzimet kesh, pasuritë apo eurot në bodrum që po mykeshin.

Si ka mundësi që Bashkia e Tiranës pati këto vitet e fundit për kryetar një kryehajdut si Erion Veliaj, të cilit po i myken eurot në bodrum, por që ndërkohë u akordon qytetarëve 10-15 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike?

Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë me 15 mijë lekë të vjetra në muaj kur ndërkohë Kryetari i Bashkisë vetëm për blerjet onlinë të bashkëshortes së tij, harxhon 1 milionë euro?

Ndaj ne jemi kritikë edhe me këtë të ashtuquajtur  ‘Drejtësi të Re’, që në fakt nuk është asgjë tjetër vecse një drejtësi e kapur për fyti nga Edi Rama.

Shumë prej jush ndoshta pyesin se si ka mundësi që nuk gëzoheni që ja arritët kësaj dite që Erion Veliaj është në qeli?

Ka një arsye shumë të thjeshtë. Vërtet shpenzimet e çmendura të tij dhe të bashkëshortes kapin vlera të paimagjinueshme, por më i rëndë është fakti se ai edhe nga qelia, vijon të futi duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës, sepse afera e inceneratorit të Tiranës ende vijon.

Është një aferë të cilën Partia e Lirisë e ka denoncuar e para, Presidenti ynë, Ilir Meta e ka denoncuar i pari, por  prej 8 vitesh, Erjon Veliaj vijon të mos akuzohet drejtësia që vijon të fusë duart në xhepat e qytetarëve më të varfër të kontinentit, duke i vjedhur në mënyrë barbare dhe jo pak por me 90 mijë euro në ditë.

Pse kjo ‘Drejtësi e Re’ nuk heton skandalin e Organizatës Kriminale  5D? Çfarë ishte 5D-ja?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat