Është vënë në pranga ditën e sotme Zenel Muçmata, i dyshuar përdhunimin e 29-vjeçarit Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj.
Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar atë që të fshihet, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.
Ata janë arrestuar në Tiranë, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë “9-katsheve’ në kryeqytet dhe njëri prej tyre, të arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.
Ndërkohë më parë është dorëzuar në polici vëllai i Zenel Muçmatës, Sebastiani, i cili ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait Zenelit, i cili mbanë postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki.
Po sipas deklarimeve të autorit, ai akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.