Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Open”, ka zbuluar detaje mbi arrestimin e Safet Bajrit dhe mënyrën se si SPAK e vendosi atë në “kurth”.
Sipas Bushkolajt, Bajri ishte i sigurt se nuk do të arrestohej, por u josh përmes një kërkese për një test ADN-je, i lidhur me atentatin në Rranxë. “SPAK kishte dosjen për këtë atentat dhe kërkoi një ADN, duke bërë që Bajri të paraqitej në policinë e Shkodrës, ku i është komunikuar arrestimi,” tha ai.
Bushkolaj gjithashtu theksoi se SPAK e lidh Bajrin me vrasjen e Fatbardh Licit, një nga ngjarjet që ka tronditur Shkodrën, ku dyshohet se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt.
Ai theksoi se edhe pse në dosjen “Metamorfoza” nuk rezultonin të dhëna për konfliktin mes fiseve Bajri dhe Lici, ekziston mundësia që informacionet të jenë ndarë në një dosje tjetër.