Avokati Andi Hasanaj, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar arrestimin e Safet Bajrit nga SPAK, duke e krahasuar këtë procedim me praktikat e ndjekura nga prokuroritë e vendeve fqinje.
“Sipas asaj që kam parë, më bëri përshtypje fakti se kjo çështje u trajtua si në rastet e prokurorive jashtë vendit, ku disa ngjarje bashkohen në një dosje të vetme, shoqërohen me fakte intensive dhe përfundojnë me arrestim,” tha Hasanaj.
Sipas tij, duke pasur parasysh këtë metodologji hetimore dhe provat e mbledhura, dërgimi i Bajrit për gjykim pritet të ndodhë shumë shpejt.
Arrestimi i Bajrit nga SPAK ka sjellë një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale në Shqipëri, ndërsa pritet që çështja të marrë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.