“Kushdo që ka një dokument të PD, të votojë për Primaret”, Dorian Teliti: Lista e përditësuar me emrat e viteve të fundit

Shqipëria

“Kushdo që ka një dokument të PD, të votojë për Primaret”, Dorian Teliti: Lista e përditësuar me emrat e viteve të fundit

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 23:12
Dorian Teliti

Kordinatori për programin ekonomik në PD, Dorian Teliti i ka ftuar demokratët në mbarë vendin të marrin pjesë në votimet për Primaret që nisin më 1 mars.

Në emisionin “Open”, në News 24, Teliti tha se listat e votuesve janë të përditësuara dhe i përkasin viteve të fundit, ndaj kushdo që ka një dokument të PD është i ftuar të votojë.

Dorian Teliti: Lista që do jetë sot për votim, është lista e gjithë viteve të fundit. sepse ngjarjet që kanë ndodhur në 2021 dhe 2022, kur ishin 2 PD, kanë prodhuar këtë situatë.

Kushdo që ka një dokument të PD të vijë të votojë, e ka derën e hapur.

Në statut, asnjë nga palët skanë fuqi të zgjedhin, as kryetarët, asnjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat