Skandali i radhës është denoncuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, sipas të cilit zyrtarëtë Bashkisë së Maliqit janë transferuar në Selanik. E për çfarë?
Në një postim në Facebook shoqëruar edhe me foto, Noka thotë se qëllimi i këtij ‘sistemimi’ është mbledhja e votave për PS.
Denoncimi në Facebook:
Bashkia Maliq transferohet në Selanik
Nënkryetari i Bashkisë Maliq, Eridon Rustemi, së bashku me administratorin e Njësisë Pojan, Kreshnik Azo, kryeplakun e Pojanit, Xhafer Gjyshllari, dhe një punonjës tjetër janë sistemuar në Selanik, për të bërë vota për PS.
Ndërkohë qytetarët e Maliqit u paguajnë rrogat për të shkuar në punë. SPAK doni prova?