Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Shqipëria

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Vitet e fundit vërehet se çmimet e apartamenteve të banimit në afërsi të bregdetit të Shëngjinit janë rritur.

Sipas preferencave të vendeve ku bëhet ndërtimi, çmimet variojnë nga 1.200 deri në 2.500 euro për metër katror, nga 500 deri në 600 euro që ishin 5 vite më parë.

Ndërtuesit e justifikojnë këtë 3–4-fishim të çmimit me rritjen e çmimeve të artikujve të ndryshëm ndërtimorë dhe të kostos së fuqisë punëtore.

Por për shqiptarët e Kosovës, të cilët janë blerësit kryesorë të apartamenteve të banimit në Shëngjin, çmimet, si të banesave private, ashtu dhe atyre me qira, po arrijnë shifra të papërballueshme.

“Ne e kemi blerë një apartament para 6 viteve rreth 450 euro/metër katror, ndërsa tani metri katror shkon deri në 3 mijë euro. Mendoj që është një rritje shumë e madhe, shumë e vështirë për blerjë për kosovarët. / Për këto kushte që kemi është shtrenjtë,” shprehen dy qytetarë.

Vetëm pesë vitet e fundit, kryesisht nga shqiptarë të Kosovës, por dhe turistë të huaj, në afërsi të bregdetit të Shëngjinit janë blerë mbi dy mijë apartamente banimi.

Për të ruajtur të njëjtin trend blerjesh, institucionet ligjzbatuese që merren me kontrollin e këtyre praktikave duhet të ndërhyjnë për të pasur një balancë më të drejtë mes çmimit të shitjeve dhe të blerjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat