Përplasja e Veliajt me prokurorin, Hitaj: Një akuzë e rreme ndaj SPAK do t’ia përkeqësonte edhe më shumë pozitat

Shqipëria

Përplasja e Veliajt me prokurorin, Hitaj: Një akuzë e rreme ndaj SPAK do t’ia përkeqësonte edhe më shumë pozitat

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 00:37
Arbër Hitaj

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar tensionin mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurorit të çështjes së tij në SPAK, Ols Dado. Përplasja erdhi pasi Veliaj pretendoi se gjatë seancës prokurori e kishte quajtur “ndyrësirë”, një deklaratë e mohuar më vonë nga GJKKO.

Sipas Hitajt, raporti mes Veliajt dhe prokurorit të çështjes është i ngarkuar, ndryshe nga marrëdhënia e tij me gjyqtarin. Ai kujtoi se Veliaj ka akuzuar më herët prokurorin Dado për konflikt interesi, duke thënë se i kishte kërkuar një leje ndërtimi që nuk e kishte marrë dhe më pas ishte bërë përfitues i një lejeje tjetër së bashku me disa përfitues të tjerë.

Nëse qëndron konflikti i interesit, atëherë për të mirën e procesit ndoshta prokurori Dado duhet të bënte një hap pas. Një tërheqje e tij do rrëzonte edhe alibitë e Veliajt,” – u shpreh Hitaj.

Ai theksoi se Veliaj është pala më e rënduar në këtë situatë dhe se një akuzë e rreme ndaj SPAK do t’ia përkeqësonte edhe më shumë pozitat ligjore. “Nuk besoj se Veliaj do bënte një blof të tillë, duke shpikur akuza që mund të ktheheshin në bumerang për të,” përfundoi gazetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat