Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike, në spital edhe nëna shtatzënë

Shqipëria

Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike, në spital edhe nëna shtatzënë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, ndodhet në gjendje kritike në QSUT. Në spital vijon edhe e ëma që është shtatzënë.

Shkak paraprak dyshohet helmimi.

Për ngjarjen e rëndë që nuk tronditi vetëm qytetin e Shkodrës, pas publikimit të rastit në media dhe njoftimit të policisë, Spitali Rajonal Shkodër doli në një deklaratë për median.

Drejtori i spitalit Senad Halluni, u shpreh se i mituri Omer Hasmegaj erdhi fillimisht me të vjella të premten e 21 Shkurtit rreth orës 16:40, ku i është kërkuar sipas tij nga stafi mjekësor shtrim i të miturit në spital, gjë e cila është kundërshtuar nga babai i 3-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat