Dje u thirr nga SPAK, Bushka mungon sot te Komisioni i Ligjeve/ Sula: Të distancohemi nga veprimet e kryetares!

Shqipëria

Dje u thirr nga SPAK, Bushka mungon sot te Komisioni i Ligjeve/ Sula: Të distancohemi nga veprimet e kryetares!

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni i Ligjeve, që është mbledhur këtë të martë, drejtohet nga zëvendëskryetari Eduart Ndreca, ndërsa mungon kryetarja Klotilda Bushka, e cila një ditë më parë u paraqit në SPAK.

Anëtari i Komisionit, deputeti demokrat, Dashnor Sula akuzoi Bushkën se ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni. Madje, ai kërkoi që nëpërmjet një deklarate, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “të distancohen nga veprimet e kryetares”.

Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit. Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin.

Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme. Prandaj unë do të kërkojë nga ju zoti drejtues i këtij komisioni që të kemi një deklaratë apo një prononcim që të distancohemi nga kjo sjellë që ka bërë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve”, tha Sula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat