E rëndë në Korçë/ I riu tenton të vetëvritet duke konsumuar fostoksinë, jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

E rëndë në Korçë/ I riu tenton të vetëvritet duke konsumuar fostoksinë, jashtë rrezikut për jetën

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një i ri 34 vjeç ka tentuar të vetëvritet.

Mësohet se ai ka konsumuar fostoksinë, por se ka përfunduar në spital e se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi P. S., 34 vjeç, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente në banesë.

Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat