Gjyqi për shpifje me Gazment Bardhin, Rama: Avokatët e tij kërkuan që të mos merreshin parasysh deklaratat

Shqipëria

Gjyqi për shpifje me Gazment Bardhin, Rama: Avokatët e tij kërkuan që të mos merreshin parasysh deklaratat

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjyqin për shpifje ndaj Gazment Bardhit.

Rama shprehet se avokatët e Bardhit kërkuan që të mos merreshin parasysh deklaratat. Sipas tij, Bardhi ka përsëritur fakte të njohura.

“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën.

‘Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales,  sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per  deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra  gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat