Iu hapën llogari të rreme në rrjetet sociale, tre vajza të reja në Elbasan dhe Gjirokastër denoncojnë rastet

Shqipëria

Iu hapën llogari të rreme në rrjetet sociale, tre vajza të reja në Elbasan dhe Gjirokastër denoncojnë rastet

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Tre vajza të reja në Elbasan dhe Gjirokastër kanë denoncuar në polici rastet kur i janë hapur llogari të rreme në rrjetet sociale në adresë të tyre.

Sipas asaj që raporton policia e Elbasanit në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, kanë mbërritur rastet e:

-R. M., 21 vjeçe, se i kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e saj;

-B. M., 42 vjeçe, se kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e vajzës së saj, 16 vjeçe.

Strukturat e specializuara të Policisë së Elbasanit po punojnë për të përcaktuar autorësitë e 2 rasteve.

Gjithashtu, një situatë e njëjtë është spikatur dhe në Gjirokastër, teksa në njoftim shkruhej se një shtetase 19 vjeçe është paraqitur në Drejtorinë e Policisë, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat