Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë që vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.