Nuredin Dumani është zbërthyer para togave të zeza të GJKKO-së duke rrëfyer arsyen e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
Pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO:
Avokati Qani Hasa: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe arsyeja?
Nuredin Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj.
Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.
Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.
Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gatim morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi.
Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë.
Unë nuk i shkova tek shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë.
U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut.
Unë ju thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.