Gazment Bardhi ka replikuar me Edi Ramën, pasi kreu i qeverisë reagoi më herët në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me seancën gjyqësore që demokrati ka me kryeministrin.
Rama tha se Bardhi “po s’përdridhej në seancë’ pasi nuk ka prova për akuzat që ka bërë ndaj kreut të qeverisë në lidhje me deklaratën se ai i ka fshirë emrin nga dosja vëllait të tij.
Bardhi thotë se ‘koordinatori’ i cili ka njoftuar Ramën për seancën e sotme, e ka gënjyer ose ai nuk e ka kuptuar se çfarë i ka thënë.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!
Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan Bardhi.