Avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24.
Ai ka sqaruar legjislacionin shqiptar në lidhje me dhunën në familje si dhe u ndal tek mungesa e ndihmës nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore.
“Dhuna në familje, problem shqetësues, një problem që nuk është marrë seriozisht nga ekzekutivi dhe qeverisja vendore që duhet të ketë një rol maksimal në shoqëri, edhe me ndihmën që u jepet grave të dhunuara.
Me ndryshimet e fundit të ligjit bashkia ka kompetencë të japë ndihmë për rastet e dhunuara, asistencë.
Në rastet e dhunës normimi është i ulët, dënimi shkon 3-4 maksimumi 5 vite dënim. Marzhi i dënimit është i vogël”, tha ai.
Avokati ka treguar edhe raste kur dhuna në familje është keqpërdorur për të fituar azil politik jashtë vendit.