Arrestimet tek Universiteti Bujqësor/ Meçe: Mbështes çdo iniciativ të SPAK për të hetuar të drejtën

Shqipëria

Arrestimet tek Universiteti Bujqësor/ Meçe: Mbështes çdo iniciativ të SPAK për të hetuar të drejtën

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Mësohet se për 5 persona është dhënë masa “arrest në burg”, 10 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitjeje.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Arben Meçe, i cili u shpreh se mbështet çdo iniciativ të SPAK për të hetuar të drejtën.

Ai theksoi se kjo goditje e SPAK është në subkoshiencën e qytetarit.

“Në këtë rast unë jam në mbështetje të iniciative që merr SPAK për t’i hetuar jo në mënyrë individuale, por në grup, që do të thotë si një sistem i cili praktikisht ka uzurpuar të gjithë mekanizmin e republikës së Shqipërisë. Kështu që në këtë plan, kjo goditje e SPAK është në subkoshiencën tonë.

Ka një pikëpyetje të madhe për këto arrestet me burg, sepse sipas analizave, ngjarjet nuk janë shumë të rrezikshme, prandaj këta individë nuk kanë pse të marrin masën ‘arrest me burg;’

Gjithsesi jo që ka rëndësi në këtë rast është Gjykata të dijë rolin e tyre dhe jo t’i përgjigjet kërkesave të Prokurorisë, por në gjykimin e çështjes, ku prokuroria do të ballafaqohet me avokatët”, tha Meçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat