“Fryhet” arka e shtetit/ MF: Të hyrat në buxhet arritën në mbi 710 miliardë lekë

Shqipëria

“Fryhet” arka e shtetit/ MF: Të hyrat në buxhet arritën në mbi 710 miliardë lekë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 710.3 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ose rreth 66.6 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me vitin 2023.Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskal që konfirmojnë se gjatë vitit që lamë pas të ardhurat janë rritur me 10.4%.

Efekte kryesore i ka dhënë Tvsh  si rezultat i rritjes së konsumit e nxitur kjo edhe nga numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar të cilët rezultuan 11.7milionë shtetas të huaj.Po ashtu më shumë kontribut nw mbledhjen e tw ardhurave  ka dhënë edhe  përmirësimi i ekonomisë, dhe aktiviteti I bizneseve.

Sipas Ministrisë së financave të ardhurat nga TVSH e arkëtuar u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, ose 29.8% më shumë nëse e krahasojmë me vitin 2023.

Ndërkohë që dobësimi i valuatave ka dhënë efekte negative në të ardhurat doganore.
Edhe rritja e pagave ka  sjellë më shumë para në buxhet .Nga të dhënat zyrtare konstatohet se Tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, ose 14.3% më shumë se 12 mujori 2023.

Ndërkohë përsa i përket shpenzimeve rezulton se ato kanë pasur një ecuri të ngadaltë. Sipas ministrisë së financave në 2024 janë shpenzuar 728 miliardë lekë, ose 42.7 miliardë lekë më pak se pritshmëritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat