Aleatët në selinë blu! Negociatat drejt fundit, Agron Duka: PAA do ketë një deputet në listë të sigurt në Durrës

Shqipëria

Aleatët në selinë blu! Negociatat drejt fundit, Agron Duka: PAA do ketë një deputet në listë të sigurt në Durrës

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Negociatat mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj po i afrohen fundit.

Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24 se diskutimet janë në fazën përfundimtare. Vangjel Dule shpjegoi se partia e tij ka disa zona me mbështetje potenciale për zgjedhjet, por nuk ka konfirmuar ende nëse janë mbyllur marrëveshjet.

Po ashtu, Fatmir Mediu, pas daljes nga selia e PD, deklaroi se po diskutohet për mënyrat se si aleatët mund të ndihmojnë PD-në në fitimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Agron Duka njoftoi se PAA do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 11 majit, me një deputet të sigurt në listën e Durrësit dhe 10 kandidatë të tjerë në qarqe të ndryshme. Po ashtu, pritet të shihet se si do të shkojnë negociatat me PDIU-në për pjesëmarrjen e mundshme në koalicionin e PD-së.

Osman Stafa: Aleatët kanë zhvilluar takim me Flamur Nokën, në kuadër të negociatave që po zhvillohen mes PD dhe aleatëve. Negociatat janë drejt fundit. Vangjel Dule tha se partia e tij ka disa zona, që pretendon se mund të ketë mbështetje për votuesit, pa thënë nëse negociatat janë mbyllur apo jo. Edhe Fatmir Mediu, pasi doli nga SPAK deklaroi se negociatat janë drejt fundit, duke thënë se po diskutohet sesi aleatët mund ta ndihmojnë PD-në për të fituar zgjedhjet. Agron Duka tha se PPA do jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve. PPA do ketë një deputet në listë të sigurt në Durrës dhe 10 kandidatë të tjerë në 10 qarqe në garën për deputet. Po pritet të shikohet si do shkojnë negociatat me PDIU, nëse edhe PDIU do jetë pjesë e koalicionit të PD në zgjedhjet e 11 majit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat