Gjyli: Kam dashur të marr pjesë në “Deputeti që duam”, aktiviteti im ka rënë në sy dhe është evidentuar

Shqipëria

Gjyli: Kam dashur të marr pjesë në “Deputeti që duam”, aktiviteti im ka rënë në sy dhe është evidentuar

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në Programin e drekës në News 24 tha se ka marrë pjesë me vullnetin e saj të plotë në programin “Deputeti që duam”.

Gjyli tha se është pedagoge, ka pasur aktivitete të ngjeshura politike e profesionale. Ajo mohoi që “Deputeti që duam” përdoret nga PS për pastrim imazhi.

Arsejda Gjyli: Unë kam dashur të jem pjesë e “Deputetit që duam”. Vendosa të marr pjesë në këtë program. Unë jam pedagoge, jam marrë me aktivitet politik dhe profesional. Aktiviteti im ka rënë në sy dhe është evidentuar. Nuk jam ndjerë ndonjëherë e shfrytëzuar.

Nuk e pranoj që nën llogoren e “Deputeti që duam” po pastrohet imazhi. Ne kemi pasur kritere shumë të forta për të qenë pjesë e “Deputeti që duam”. Unë jam fokusuar tek punësimi, ndërkombëtarizimi i universiteteve, si dhe integrimi europian. Bëhet sondazh sesa na duan qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat