Balliu denoncon situatën në Kombinat: Krim shtetëror, qytetarët po helmohen nga plehrat

Shqipëria

Balliu denoncon situatën në Kombinat: Krim shtetëror, qytetarët po helmohen nga plehrat

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Klevis Balliu

Demokrati Klevis Balliu ka postuar në profilin e tij në facebook një video nga Kombinati ku përshkruan situatën në këtë zonë.

Sipas tij, në njësinë administrative nr.6, situata është alarmante.

“Këtu nuk jemi as në një zonë lufte. Kemi të bëjmë me një krim të mirfilltë shtetëror, ku qytetarët po helmohen nga plehrat dhe inertet”, thotë në mesazhin e tij në facebook, deputeti demokrat Klevis Balliu.

Postimi i plotë:

Kombinati është në mjerim total.

Ketu nuk jemi as në një zonë lufte por në njësinë administrative numer 6, ku situata është alarmante

Këtu kemi të bëjmë me një krim të mirfilltë shtetëror , ku qytetarët po helmohen nga plehrat dhe inertet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat