Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Policia gjithashtu bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. T., 39 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.