“Amerika i tërhoqi ushtarët që mbështesnin SPAK-un”, Rama: Po të donim të shkrihej prokuroria, një fishkëllimë bufit të kënetës dhe vinte me…

Shqipëria

“Amerika i tërhoqi ushtarët që mbështesnin SPAK-un”, Rama: Po të donim të shkrihej prokuroria, një fishkëllimë bufit të kënetës dhe vinte me…

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 18:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se askush nuk mund të kërkojë llogari nga PS për angazhimin e saj në luftën ndaj korrupsionit.

Gjatë një takimi sot, ai theksoi se PS nuk është viktimë e situatës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i hapën luftë duke mbështetur luftën ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se “SHBA i hoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”.

“Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” pyeti Rama, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme ndaj SPAK nga opozita. Ai përmendi Sali Berishën, duke e cilësuar sërish si “bufin e kënetës”, duke komentuar deklaratat e tij për të shkrirë SPAK.

Rama theksoi se nëse kritikat dhe sulmet ndaj qeverisë do të ishin të vërteta, atëherë SPAK do të ishte shkrirë që në fillim. “Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori,” ironizoi ai, duke nënvizuar se megjithatë, SPAK vazhdon të funksionojë dhe të mbajë pavarësinë e tij.

“Askush s’na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani? E keni dëgjuar bufin kur thotë do e shkrijmë SPAK. Nëse do ishim ata që na thonë se jemi, do ishte shkrirë SPAK. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori. Me gjithë ushtrinë mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat