Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, pengimi i investimeve rrezikon imazhin e Shqipërisë…

Shqipëria

Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, pengimi i investimeve rrezikon imazhin e Shqipërisë…

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 19:26
Arben  Çipa

Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, për vendosjen në “arrest shtëpie” të autorit që dhunoi biznesmenin Arben  Çipa në Sarandë.

Në një njoftim për mediat, Unioni shprehet se, ngjarja që u bë publike në media, përbën një akt të paprecedent, ku dy  individët që e sulmuan, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.

“Komuniteti ynë është i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shëmtuar të cilat për fat të keq vazhdojnë të përsëriten pasi këto raste nuk marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe në rastin konkret të vendimit të Gjykatës së Faktit Sarandë,  e cila vendosi arrest shtëpie për njërin nga autorët e arrestuar të ngjarjes.

Përmes kësaj deklarate, ne u bëjmë apel organeve më të larta ligj-zbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë që raste të tilla të bëhen shkas për të frenuar investimet në sektorin e turizmit dhe të dëmtojnë imazhin e mirë të Shqipërisë  turistike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Unionit Turistik Shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat