Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi ngjarjen e fundit ku GJKKO lëshoi 24 masa sigurie për pjesëtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Po ashtu ai u ndal dhe tek seanca dëgjimore e rektorit të UBT, i cili do dalë të mërkurën para deputetëve socialistë. Ai tregoi po ashtu se cili pritet të jetë lajtmotivi kryesor i seancës së pazakontë.
“Nga ajo që tha profesor Karamuço, duket që ata ia kanë marrë telefonin me statusin e dikujt që komunikon me të dyshuarit. Duhet t’ia rikthejnë eventualisht, sepse mendohet se komunikon me një të dyshuar. Kjo duhet të jetë pjesë e fabulës së nesërme, në Parlament, por mendoj se ka një element tjetër që përbën lajtmotivin e kësaj seancë të pazakontë.
Numri i atyre që janë të arrestuar dhe me masa sigurie është 24, është një numër shumë i madh në raport me atë që është stafi i domosdoshëm për funksionimin e një universiteti si ai, njerëzi që janë në role kyçe, patë cilët nuk mund të funksionojë ai universitet.
Këtu kryeministri do të ndërtojë një fabul, që identifikon një standard agresiv të SPAK përkundrejt një institucioni si Bashkia, e cila ka projekte të rendit, të disa milionëve apo dhjetëra milionëve. Buxheti i bashkisë së Tiranës kam përshtypjen se është 150 milionë euro ose më shumë. Kjo është fabula, që justifikon ai është në nxitje të kësaj seanca të pazakontë.
Pra, Rama synon që të ballafaqojë SPAK me praktikat e veta, por kësaj herë të jetë në pozitat e dëgjuesit dhe të flasi një autoritet akademik, për të cilin supozohet se ka një ndjeshmëri edhe të lartë publike për të thënë se këta nuk e kanë vetëm me politikë, me të zgjedhurit lokalë, por e kanë dhe me autoritete akademike.
Këtu është dilema e funksionimit apo e mosfunksionimit të institucioneve të tilla, kur preket kreu, si rasti i bashkisë apo preket një numër kaq i madh njerëzish. Keni parasysh rastin që lidhet me Spitalin Onkologjik kur u prekën disa mjekë dhe nga informacionet që u morën në atë kohë, n.q.s do arrestoheshin ata, praktikisht nuk do funksiononte spitali. Pra, në këtë kuptim shtrohet pikëpyetja a mban parasysh SPAK parimin e funksionalitetit të atyre organeve të prekura nga hetimet apo jo?”, tha ai.