Zgjedhjet në Gjermani, ish-ambasadori Nesho: Merz do të krijojë një koalicion të qëndrueshëm, politika e tij e jashtme…

Shqipëria

Zgjedhjet në Gjermani, ish-ambasadori Nesho: Merz do të krijojë një koalicion të qëndrueshëm, politika e tij e jashtme…

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 21:21
Ish-ambasadori Agim Nesho

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Open”, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani dhe perspektivën e formimit të qeverisë së re.

Sipas tij, kancelari Friedrich Merz do të arrijë të krijojë një koalicion të qëndrueshëm brenda një afati të shkurtër.

“Kancelari Merz ka premtuar se do të realizojë koalicionin para Pashkëve. Ai është një gjerman vizionar, i cili ka ndjekur një politikë të jashtme më protagoniste për Evropën,” tha Nesho.

Gjithashtu, ai vuri në dukje diferencat e Merz me liderët aktualë evropianë. “Merz ka shprehur më herët mospëlqimin e tij për politikat e Macron dhe Scholz,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se qasja e re e Gjermanisë mund të sjellë ndryshime në dinamikat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat