Mësuesja që rr*hu prindin në Durrës shpallet e pafajshme, Gjykata nuk administron pamjet filmike

Shqipëria

Mësuesja që rr*hu prindin në Durrës shpallet e pafajshme, Gjykata nuk administron pamjet filmike

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 00:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 15 qershor 2021 emisioni “Stop” trajtoi përplasjen fizike e verbale në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me spektrin e autizmit, Fjoralba Rosi, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.

Tre vjet më pas “Stop” takon sërish Fjoralba Rosin. Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që drejtori i shkollës tha që i kanë institucionet kompetente.

Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit. Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallëzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.

Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës në një regjistrim thotë se nga videoja që disponohet ai që ka marrë lekët është burrë.

Drejtori i shkollës: E para e punës, unë e kam akoma në telefonin tim surratin e atij, e ka dhe policia, s’ka dashur ta ndjekë se edhe mund ta kishte gjetur se ai njihet. Ai dilte nga klasa, duke futur shukën e lekëve në xhep. Të gjitha këto pamje i ka policia, s’ka dashur ta kapë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat