Rama merr pjesë të dielën në Panairin e Punës në Athinë: Do të më pëlqente të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej

Shqipëria

Rama merr pjesë të dielën në Panairin e Punës në Athinë: Do të më pëlqente të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 07:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Panairin e Punës në Athinë këtë të diel.

Përmes një postimi në Facebook ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë duke shtuar “do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh”.

Mirëmbrëma andej nga Athina

Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini

vetë ju kush e qysh.

Καλώς να βρεθούμε (mire e kam shkruar?”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat