Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane.
Gjatë operacionit “Operacionalja 31” në pranga ra shtetasi Alban Dauti. Drejtësia italiane e ka dënuar me mbi 8 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier. Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, informon policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.