Një grua në Tiranë është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një 44-vjeçareje, shoqëruar me mbishkrime fyese.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen M. Sh., 52 vjeçe.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të një 44-vjeçareje, me mbishkrime fyese”, njofton policia.