Teliti: Arrestimi i Erion Veliaj i vonuar. Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit me 100 probleme mbi krye

Shqipëria

Teliti: Arrestimi i Erion Veliaj i vonuar. Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit me 100 probleme mbi krye

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:52
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti, gjatë fjalës së në konferencën e organizuar në selinë e PD-së nga këshilltarët të opozitës deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është i vonuar.

‘Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur e shpërdoruar miliona euro, përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak’- u shpreh Teliti gjate fjales se tij.

‘Është për t’u vlerësuar fakti që Veliaj sot nuk është më në krye të bashkisë së Tiranës, por largimi  i tij është i vonuar. Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur miliona euro e shpërdoruar e përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak.

Komision i cili është ngritur që ne vitin 2023, por gjithmonë është refuzuar me forcë nga Veliaj dhe Këshilltarët e majtë.

Fakti që ai sot është i arrestuar është një provë e pakundështueshme dhe një provë e ngritjes së këtij komisioni. Këshilltarët socialistë nuk e kanë më kryetarin që t’i urdhërojë e këta të mos sillen më si ushtarët e tij, por si ushtarë të Tiranës e qytetarëve, që ngrihen në mëngjes e ngrysen në darkë për qytetarët që kanë 1000 probleme’, tha ndër të tjera Dorian Teliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat