Berisha: Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden! Kryeministrin e ka kapur tmerri i dy dosjeve

Shqipëria

Berisha: Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden! Kryeministrin e ka kapur tmerri i dy dosjeve

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 13:15
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministrin Rama e ka kapur tmerri i dy dosjeve, dosjes McGonigal dhe laptopi i Engjëll Agaçit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u ndal tek dosja Agaçi, për të cilin tha se “laptopi i tij po bëhet si ai i Hunter Biden”.

Berisha dënoi sulmet që sipas tij, Edi Rama po i bën organeve të drejtësisë: “E vërteta është se ajo që shihni ju sfazim, ato sulme të paprecedente nga një pushtet ndaj pushtetit tjetër janë kryekëput të lidhura me personin e Edi Ramës”.

“Edi Rama është në rreth të kuq. Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden, po. E ka zhdukur Agaçi, se Agaçit i kanë laptopin dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht dhe Edi Rama nuk ua thotë këtë. Mendon se do kalojë çështja e laptopit duke fshehur Agacin. E vërteta është se ajo që shihni ju sfazim, ato sulme të paprecedente nga një pushtet ndaj pushtetit tjetër janë kryekëput të lidhura me personin e Edi Ramës. E ka kapur frika dhe tmerri i dy dosjeve, dosja e McGonigalit dhe laptopi i Agaçit”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat