Portugezi Ruben Saraiva i marrë si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikukaj u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës nën masa të rrepta sigurie.
Çështja e Saraivas po shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi, ndërsa kjo seancë paraprake që do vendoste nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh, u shty për mungesën e avokatit të tij.
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Biznesmeni i njohur Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij.
Vrasja Nikulajt ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka sjellë shumë viktima.