Theu masën “Arrest në shtëpi”/ Vlorë, vihet në pranga 21-vjeçari

Shqipëria

Theu masën “Arrest në shtëpi”/ Vlorë, vihet në pranga 21-vjeçari

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

DVP Vlorë

Theu masën “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor duke lëvizur me automjet në qytet, arrestohet 21-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të shërbimeve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, në rrugën “Pelivan Leskaj”, është ndaluar për verifikim një automjet me drejtues shtetasin J. K., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kryen arrestimin e tij në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat