Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një takim mbi arritjet e drejtësisë deklaroi se institucioni që ai drejton është sulmuar kohët e fundit në lidhje me masat ekstreme të arrestit në burg se ato po përdoren pa asnjë kriter kriter. Për Dumanin këto janë përpjekje të dështuara për të shfaqur prokurorinë e posaçme si një institucion rrepresiv, pasi statistikat flasin të kundërtën.
“Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë. Institucioni që unë drejtoj ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve e për llogari të SPAK në raport me numrin total të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta kanë janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Sa i takon korrupsionit rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë. SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushte që parashikohen. Jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Ne jemi institucioni më i kontrolluar në republiukën e Shqipërisë”.
Sipas Dumanit, tashmë ka përfunduar epoka e pa ndëshkueshmërisë ndërsa SPAK ka treguar se po godet në nivelet më të larta, në rradhët e krimit të organizuar dhe atë të zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe drejtuesi I gjykatës së posaçme Erion Bani, deklaroi se nuk mund t’i bëhet gjyq gjyqtarëve. Janë institucionet e tjera që kontrollojnë punën e tyre dhe kush ka pretendime mund t’i drejtohet organeve kompetente.
“Lidhur me integritetin e gjyqtarëve, siç e tha edhe zoti Dumani, edhe për shkak të ligjit, kushtetutës, por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, jemi më të monitoruarit. Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta”.
Gjyqtari Erion Bani është gjyqtari që ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nga ana tjetër Dumani dhe prokurori Ols Dado kanë ndjekur hetimet ndaj Veliajt dhe personave të tjerë duke I kërkuar gjykatës caktimin e masave të sigurisë për Veliajn dhe personat e tjerë të përfshirë.