Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, u diskutua edhe për Kosovën

Shqipëria

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, u diskutua edhe për Kosovën

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me Bashkimin Europian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga Burhan Kayaturk.

Në nisje të takimit, delegacioni u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama. 

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha aspektet e nivelet dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar me Asamblenë e Madhe Kombëtare, mes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe në nivele të larta.

Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua edhe mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si objektiv strategjik kombëtar, dhe mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm anëtarët e grupit të miqësisë me Turqinë, deputetët Arben Pëllumbi, Bardhyl Kollçaku, Kreshnik Çollaku dhe ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat