Drogë pranë shkollave në Kavajë! Lirohen 12 nga 13 të arrestuarit, gjykata cilëson të paligjshëm ndalimin e tyre

Shqipëria

Drogë pranë shkollave në Kavajë! Lirohen 12 nga 13 të arrestuarit, gjykata cilëson të paligjshëm ndalimin e tyre

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit urdhëroi lirimin e shumicës prej të arrestuarve për shpërndarje narkotikësh pranë shkollave në Kavajë.

Pas një seance të gjatë gjyqësore, e zhvilluar pa praninë e mediave, Gjykata e Durrësit e vleftësoi të paligjshëm arrestimin e 12 nga 13 personat e ndaluar gjatë operacionit policor “Winter”, i cili synonte goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Kavajë. Operacioni, i zhvilluar të dielën, u konsiderua nga policia si një nga aksionet më të mëdha në këtë qytet.

Gjyqtarja Suela Xhani vendosi masat shtrënguese për të arrestuarit, duke lënë në paraburgim vetëm 4 prej tyre, shtetasit Arben Xhihani, Kujtim Veizi, Serxho Abazi dhe Renaldo Gjondeda. Një tjetër i ndaluar u la në arrest shtëpie, ndërsa për 7 të tjerë u vendos masa e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Për një person tjetër gjykata caktoi vetëm detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore.

Ndërsa operacioni çoi në ndalimin e 13 personave nga 14 urdhër-arrestet e lëshuara, gjykata vlerësoi se për shumicën prej tyre mungonin kushtet ligjore për arrest, duke vendosur masa më të lehta sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat