Është publikuar lista e kandidatëve që pritet të garojnë në Primaret e 1 marsit në Partinë Demokratike të Durrësit, nga ku më pas do të vendoset se kush do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Lajmin e ka bërë të ditur dega e PD-së së Durrësit përmes një njoftimi.
PD ka ftuar të gjithë anëtarët e partisë të marrin pjesë në Primare dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
Po ashtu në njoftim thuhet se në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë Krujë dhe Shijak dhe anëtari/ anëtarja e PD-së ka të drejtë të votojë vetëm një prej tyre.
Lista me emrat e kandidatëve:
