Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

Shqipëria

Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 19:27
Denis Hidri

Një tjetër zyrtar i Partisë së Lirisë ka tradhtuar çiftin Meta-Kryemadhi. Denis Hidri, anëtar kryesie dhe ish-kandidat për deputet është distancuar me akuza.

Ai shkruan se prej vitit 2021, kur kandidoi për deputet me kryetare të LSI, Monika Kryemadhi, kuptoi se votat ia kishin grabitur kolegët e vetë, dhe jo socialistët.

Hidri ka garuar edhe në primaret e PD, si përfaqësues i Partisë së Lirisë, në Krujë, duke akuzuar Berishën dhe Metën, për proces të manipuluar edhe abuziv.

Ai akuzon Presidentin e PL, Ilir Metën, se me rikthimin e tij mbushi partinë me njerëz anonimë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tek deputetët aktualë Vasili e Xhixho.

Menjëherë për këtë largim të radhës, ka reaguar Partia e Lirisë, e cila e ka etiketuar Hidrin, një patronazhist të PS të infiltruar brenda tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat