E rekrutuan si kopshtar të 100 rrënjëve kanabisi, dënohet me burg 56-vjeçari shqiptar në Angli

Shqipëria

E rekrutuan si kopshtar të 100 rrënjëve kanabisi, dënohet me burg 56-vjeçari shqiptar në Angli

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ilir Muçmata, u dënua me 12 muaj heqje lirie.

Oficerët gjetën 100 bimë, pajisje për rritje dhe peshore, ndërsa i u arrestua në vendngjarje.

“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”, u shpreh një zyrtar i gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat