Mjegull dhe shi/ Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri, si do të jenë temperaturat

Shqipëria

Mjegull dhe shi/ Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri, si do të jenë temperaturat

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët (me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Do të ketë edhe prezencë të mjegullës në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 6 deri 18°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat