Grevë në doganat greke sot/ Pezullohet lëvizja në disa pika kufitare, lejohet kalimi vetëm për…

Shqipëria

Grevë në doganat greke sot/ Pezullohet lëvizja në disa pika kufitare, lejohet kalimi vetëm për…

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka njoftuar dje se ditën e sotme, nga ora 07:00 deri në 23:00, punonjësit e doganës greke në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë një grevë, duke pezulluar lëvizjen e automjeteve.

Sipas autoriteteve greke, gjatë këtij orari do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, përfshirë ambulancat.

Policia Kufitare ka apeluar për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kishin planifikuar udhëtime drejt Greqisë të gjejnë alternativa të tjera dhe të shmangin grumbullimet në këto pika kufitare.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat