Vengu: Eksportojmë siguri me ushtarët e FASh-it krah aleatëve të NATO-s

Shqipëria

Vengu: Eksportojmë siguri me ushtarët e FASh-it krah aleatëve të NATO-s

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se ushtarët e FASh-it, Kontingjenti XVI, kanë përmbushur me sukses stërvitjen e grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kontigjenti XVI është pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të drejtuar nga NATO.

“Djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë përmbushur me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”, duke pastruar rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit”, ka thënë Vengu.

Ndër tjera, ai ka shtuar se eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera aleate të NATO-s, duke u shndërruar në një komponent të rëndësishëm për suksesin e stërvitjeve shumëkombëshe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat