“Ka qenë ‘agjentja’ kryesore e vjedhjeve”- Denoncimi i Gazment Bardhit ndaj Belinda Ballukut, Berisha: 11.3 kg dokumente është guri në qafë i të mbyturit

Shqipëria

“Ka qenë ‘agjentja’ kryesore e vjedhjeve”- Denoncimi i Gazment Bardhit ndaj Belinda Ballukut, Berisha: 11.3 kg dokumente është guri në qafë i të mbyturit

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 13:00
Balluku dhe Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit të Gazment Bardhit se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpërdoruar një shumë prej 80 milionë euro me aferën e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Berisha u shpreh se 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të Belinda Ballukut, janë si guri në qafë i të mbyturit.

Kryedemokrati theksoi se Balluku është njeriu më i papërmbajtur dhe se është agjente kryesore e vjedhjeve, që sipas Berishës, Rama ka bërë në Bashkinë Tiranë.

Sali Berisha: Është njeriu më i papërmbajtur, gjykoj se të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Rama në Bashkinë Tiranë e ka pasur këtë agjent kryesore, se aty ka qenë shef kabineti se di ka pasur një funksion të rëndësishëm.

Ndaj denoncimi që ka bërë sot Bardhi me 11.3 kg dokumente është guri i të mbyturit në qafë, është ajo dosje me 11 kg dokumente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat