Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Madridit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

Shqipëria

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Madridit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin.

Ilirjan Mici ishte akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.

Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat