Në ekspozitën Dinastia Marubi; Njëqind vite të studios fotografike shqiptare çelur në Galerinë e kryeqytetit publiku ka mundësi te njohë disa nga koleksionet e Pietro, Kel dhe Gegë Marubi.
Imazhe nga 1865-1959me mbi 150 mijë xhama negativë të Muzeut Kombëtar “Marubi” në Shkodër rrugëtojnë këtë fundshkurti në Tiranë. Një dinasti, e themeluar nga Giovanni Marubi, që erdhi në Shkodër në vitin 1856 për tu bërë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të ngjarjeve në Shqipëri, dhe që më vonë vazhdoi dhe u zhvillua nga pasardhësit e tij rrëfehet përmes këtyre imazheve.
Një nga momentet më të rëndësishme të dinastisë Marubi është realizimi i fotografisë së parë nudo në Shqipëri. Kjo foto, e cila u realizua nga Kolë Marubi, u bë një ngjarje e rëndësishme në historinë e fotografisë shqiptare.
Që nga krijimi i studios “Marubi” në Shkodër, dinastia e Marubëve ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në dokumentimin e ngjarjeve dhe momenteve historike që kanë përcaktuar fatin e Shqipërisë.