Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen mbi 200 mijë shqiptarë nga diaspora, afati mbaron më 4 mars!

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen mbi 200 mijë shqiptarë nga diaspora, afati mbaron më 4 mars!

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:57
Ilustrim

Tashmë janë 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë bër kërkesë për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.  E KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.

Deri më tani kanë aplikuar afro 247 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 200 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.

Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.

Tabela me regjistrime sipas qarqeve

Tiranë    mbi 61 mijë të regjistruar ose 19.9%

Fier        mbi 41 mijë të regjistruar ose 13.5%

Elbasan mbi 33 mijë të regjistruar ose 10.3%

Durrës   mbi 32 mijë të regjistruar ose 10.0%

Korçë    mbi 26 mijë  të regjistruar ose 8.6%

Vlorë     mbi 23 mijë të regjistruar  ose 7.7 %

Berat    mbi 21 mijë të regjistruar  ose 6.8%

Shkodër mbi 21 mijë të regjistruar ose 6.8%

Lezhë   mbi 18 mijë të regjistruar ose 5.9%

Dibër   mbi 13 mijë të regjistruar ose 4.2%

Gjirokastër mbi 10 mijë të regjistruar ose 3.2%

Kukës  mbi 4 mijë të regjistruar ose 1.5%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat