Nga qelia, Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Shqipëria

Nga qelia, Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 22:16
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis nesër, më 1 mars.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

“GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” – Kuran

Me besimin në Zot, u bashkohem lutjeve për bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare”, shkruan Meta në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat